Kurti takon ministrin e Jashtëm gjerman – Flasin për sigurinë, zgjerimin e BE-së e Procesin e Berlinit

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 23:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrinë e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Në komunikatën e ZKM-së për media, thuhet se, të dy kanë diskutuar për marrëdhënie bilaterale, për çështjet e sigurisë e mbrojtjes, si dhe për zgjerimin e BE-së e Procesin e Berlinit.

‘’ Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës’’, thuhet mes tjerash nga ZKM.

Komunikata:

Kryeministri Kurti u takua me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul

Mynih, 14 shkurt 2026

Me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diskutoi rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë.

Të ngjashme