Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është pritur nga kryeministri i vendit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ajo është takuar mëngjesin e së mërkurës është takuar edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.
Më pas Presidentja e Komisionit Evropian dhe Kurti do të vizitojnë Kopshtin “Cicërimat” ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për medie.
Udhëheqësja e Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për herë të parë, në kuadër të turit të saj Ballkanik.