Von der Leyen për aksidentin tragjik në Bullgari: Në këto kohë të tmerrshme, Evropa shpreh solidaritetin me ju

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në twitter u ka shprehur ngushëllime të afërmeve të 46 viktimave të aksidentit të autobusit me shtetas të Maqedonisë së Veriut në Bullgari.

Von Der Leyen u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë. Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit.Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju”, shkroi ajo në twitter.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme