Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, njëherësh pretendent për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se ka takuar në Shkup, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin.
“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin për media të Kurtit.
“Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka thënë Kurti.