Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur ditë të papërshtatshme takimin e ndërmjetësuar nga kryediplomati evropian, Josep Borrell me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, raporton Ekonomia Online.
Kurti në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, u ka bërë thirrje të rinjve që të lexojnë më shumë, duke u garantuar mbështetjen e Qeverisë.
“Unë nuk po ju them që t’ia merrni kohën as shkollimit zyrtar, as gjumit e as argëtimit, pro ajo që ngelet jashtë këtyre aman lexoni. Nëse secili prej neve e mendon ditën e djeshme, nejse për mua dita e djeshme nuk është bash e përshtatshme, por nëse mendoni se çfarë keni bërë në 24 orë atëherë ka gjasa se disa orë nuk ju kujtohet se çfarë keni bërë. E ato janë orët që është dashur të lexoni. Vetëm kaq”.
Ai me këtë rast foli edhe për Projektligjin për rininë dhe shtoi se Të rinjtë e të rejat kanë shumë ide në politik-bërje.
“Lexoni sa më shumë të rinjve. Jam i gëzuar që sot po shoh të rinj me shumë entuziazëm drejt ndryshimeve progresive për vendin tonë. Të rinjtë e të rejat kanë shumë ide në politik-bërje. Brenda pak muajve e nisëm dialogun për rini duke u anketuat 300 individë. Për Qeverinë ekzistojnë 4 parime karshi rinisë, zhvillimi i rinisë, përfshirja të rinjve në procese vendimmarrës, duhet të ketë buxhet të konsiderueshëm për rini. Këto parime po na udhëheqin drejt një vizioni të përbashkët me Projektligjin për rini”.
“Përvese e kemi bërë arsimin pa pagesë. Kemi ndarë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, 1 355 bursa. Detyra jonë është ta fuqizojmë shtetin brenda dhe jashtë. Duke vepruar i vetëm askush nuk mund të ketë sukses. Kemi edhe shumë talente i cili qëndron i strukur. Sfidat e shekullit dhe ndryshimet klimatike janë sfida që tejkalojnë mandatet qeveritare. Secili brez është përgjegjës për atë që bënë”.
“Do ta shtojmë numrin e qendrave për rini anë e mbanë Kosovës. Mbështetja financiare është çdo herë e nevojshme”.