Rezoluta 12 pikëshe për daljen nga kriza e Postës dhe Telekomit e cila u miratuar në Kuvendin e Kosovës duhet të zbatohet menjëherë u tha sot në konferencën e Lëvizja Vetëvendosjes.
Ata kanë bërë thirrje që bordi aktual të hiqet, në mënyrë qe të emërohen njerëz profesionist.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se është i domosdoshëm zbatimi i kësaj rezolute, me qëllim që të zgjidhet problemi i Postës dhe Telekomit, raporton Ekonomia Online.
“Siç e dimë të gjithë, në Kuvend është miratuar një rezolutë për ta shpëtuar dhe mbrojtur Telekomin. Një rezolutë me 12 pika të cilat e tregojnë shtegun se si Telekomi të dalë nga kriza. Miratimi i kësaj rezolutë ishte fitore madhe për gjithë republikën.
“Në bazë të asaj rezolute, ne kërkonim të tërhiqen anëtarët aktual të bordit të emëruar dhe të punësohen njerëz me përvojë, që Qeveria të tërhiqet nga marrëveshja abuzive me drejtorin e Telekomit për marrëveshjen me Z mobile”
“Sot e kësaj dite, kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë hap, prandaj jemi këtu në mbrojtje të vendimit të Kuvendi”, ka thënë Kurti
Profesor Salem Lepaja tha se emërimi i Gent Begollit do të thellojë krizën në Postën e Kosovës.
“VV, siç e dini, e ka përcjell krizën e rëndë në Telekom. Menjëherë pas emërimit të Gent Begollit, kemi reaguar, sepse është emëruar një person jo kompetent, por, mbi të gjitha, se ky emërim tregon se Qeveria nuk është e interesuar që ta zgjidhë krizën, por t’i hapë rrugë privatizimit.
“Sot janë bërë 20 ditë nga aprovimi i kësaj rezolute, pse nuk ka filluar zbatimi i saj. Ne kërkojmë që rezoluta të fillojë zbatimin e saj.
“Me njerëz jo kompetent dhe jo kredibil nuk na presin suksese e fitore, prandaj është e domosdoshme që kjo çështje të kthehet në shoqërinë tonë, në Kuvendin e Kosovës. Duhet të ndërpritet dialogu personal i presidentit Thaçi, të përcaktohen parimet dhe kushtet e një dialogu të ri. Duhet të ndërpritet ky dialog aventuresk i presidentit Thaçi”.