Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Paris.
Kurti ka ironizuar me takimin e Thaçit me Putinin, duke thënë se presidenti Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Putinin vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi.
“Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kujtojmë se kundër këtij takimi të Thaçit me Putinin ka da edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ku ka shkruar se Thaçi po mbështet planet serbo-ruse.