Kurti thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni si qytetarë jo-rezidentë përmes e-diasporës

Prishtinë | 25 Gus 2024 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen në platformën e-diaspora, e cila do të jetë e hapur deri më 31 gusht 2024.

Kurti u bëri thirrje që ata që s’janë regjistruar ta bëjnë këtë përmes platformës “e-diaspora”.

“Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun. Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024. E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës”.

“Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun. Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme