Kurti thotë se për vrasjen e policit në Serbi nuk ka informacione

Prishtinë | 18 Kor 2024 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth vrasjes së polit serb në Loznicë të Serbisë, ku dorasi dyshohet të jetë një kosovar, Artan Hajrizi, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se nuk ka informacione shtesë përveç atyre që janë raportuar deri më tani.

Sipas tij, organet e sigurisë po grumbullojnë informacione për këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni komunikatat e policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme. Ndërsa, ministria jonë e Drejtësisë është në komunikim me qeverinë e Maqedonisë në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës që po mbahet atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë”, shtoi Kurti.

Sa i përket arrestimit të ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Policia e Maqedonisë së Veriut, nga një fletarrest të lëshuar nga Serbia, Kurti, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për këtë rast.

“Ministria e jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrin vesh më shumë për shtetasin e Kosovës, cili po mbahet në paraburgim atje”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme