Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel.
Kjo pasi përmes një marrëveshjeje të nënshkruar Izraeli ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Kurti ka shkruar në platformën “X”, për mundësinë e panumërta të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Izraelit.
“Sot mirëprita Ministrin e Brendshëm të Izraelit Moshe Arbel, i cili ka udhëtuar në Kosovë për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla. duke u dhënë qytetarëve të Kosovës udhëtim pa viza në shtetin e Izraelit. Kjo është vetëm e fundit në një seri marrëveshjesh midis dy shteteve tona, duke demonstruar bashkëpunimin tonë të ngushtë në shumë sektorë. Gjatë takimit tonë, e informova ministrin Arbel për rinovimin e Qendrës Kulturore Hebraike të Prizrenit – një projekt i financuar nga Qeveria jonë përmes Ministrisë së Kulturës. Ne diskutuam gjithashtu për mundësitë e panumërta të frytshme të investimeve në Kosovë për t’i eksploruar bizneset izraelite”, ka shkruar Kurti