Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe, raporton Ekonomia Online.

“Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara, prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë”, tha Kurti.

Ai kërkoi nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj kërcënimeve të fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Serbia po tregon mungesë vullneti për normalizim të marrëdhënieve.

“Përballë këtyre kërcënimeve u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos udhëtojnë nga territori i Serbisë, sepse ka indikacione për ndalime nga autoritetet serbe. I ftojmë qytetarët për maturi”, tha Kurti.

“E ftojmë BE-në të reagojnë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim”, tha ai.

Të ngjashme