Kreu i Qeverisë, Albin Kurti tha se i ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, dhe sekretarit të ShBA-së Antony Blinken, në lidhje me takimin e 14 shtatorit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim se i kanë pranuar këto letra, ndërsa shtoi se “një emisar ka deformuar procesin”.
“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Washingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken”.
“Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i procesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale”, tha ai.
LEXONI EDHE: