Kurti viziton në AShNA-n, thotë se synim i tyre është kontrolli i hapësirës së lartë ajrore

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 12:54 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), ku u prit nga drejtori Samir Bllacaku, raporton Ekonomia Online.

Kurti, i cili shoqërohej nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ndihet i nderuar për pritjen dhe takimin përmbajtësor, ndërsa e drejtorin Bllacaku e falënderoi për punën dhe kontributin.

Aty shefi i ekzekutivit tha përmendi punët që janë bërë në këtë agjenci.

“Do të bashkëpunojmë në muajt e vitet në vijim në mënyrë që këtë agjenci shumë të rëndësishme për infrastrukturën, trafikun, sigurinë, për sovranitetin e Republikës së Kosovës ta shpijmë edhe më tej drejt të arriturave të reja”, tha Kurti

Kurti tha se drejtori Samir Bllacaku e ka njoftuar për përgatitjet teknike dhe profesionale që është duke i bërë.

“Në mënyrë që në të ardhmen të merret kontrolli i hapësirës së lartë ajrore të asaj që është mbi 6250 metra. Me këtë rast do të kishim edhe përfitime financiare si shtet ku vlerësohen të jenë dikun ndërmjet 6 dhe 7 milionë euro në vit. Dy të arriturat që duhet theksuar është zgjatja e pistës edhe niveli 3B i sistemit të aterimit që është sistemi shumë i avancuar”, tha Kurti.

Në këtë rast Kurti vizitoi departamentin meteorologjik e kullën e vrojtimit, ku Kurri tha se ishin dëshmitarë të ngritjes së një avioni e ndër të tjera ai tha se panë se si shkon procesi i vëzhgimit.

“Duhet të përmendet se është bërë shkurtimi i udhëtimit me qenëse janë hapur dy korridore të reja me republikën e Shqipërisë, që nga Vjena kur shkon ose vjen në Prishtinë kemi një udhëtim për afro 15 minuta më të shkurtër me qenë se nuk kemi nevojë të kalojmë në hapësirën e Maqedonisë së Veriut. Në veçanti e falënderojmë NATON dhe KFOR-in për gjithë kontributin për ASHNA dhe jemi të bindur qe bashkëpunimi mëtutjeshëm do të na shpie në përmbushjen e standardeve më të larta, kritereve të Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Kurse drejtori Bllacaku falënderoi për vizitën e parë që i është bërë këtij institucioni.

“Kemi përkrahjen dhe zotimin e qeverisë që do të a ndihmojë në realizimin e projekteve tona për përgatitjen e marrjes së hapësirës së lartë ajrore. Kjo është vizita e parë e një kryeministri në agjencionin tonë. Me kërkesë të kryeministrit”, tha ai.

E ministri Liburn Aliu tha se transporti ajror është i rëndësishëm shumë për Kosovën.

“Do të synojmë qe arritjet e mëtejme të zhvillimit të shërbimeve që do të bëhen nga ky agjencion të mundësojnë pastaj qe kapacitetet shtetërore tona për transportin ajror të rriten edhe në fushën e transportit të mallrave. Kjo lidhet me mënyrat tjera të transportit tokësor atij hekurudhor dhe automobilistik e qe përmes projekteve të reja të mund ta lidhim me transport detar, detin Adriatik”, tha Aliu.

Të ngjashme