Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë në Kurillë të Prizrenit ka hapur zyrë të re të partisë.
Albin Kurti, kryetari i kësaj partie tha se këto zgjedhje do të kenë më shumë deputetë në Kuvend nga qyteti i Prizrenit.
“Në oborrin e shtëpisë familjare të Hysni Hysenit mbajtëm tubim publik me banorët e lagjes”.
“Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, Vetëvendosje doli me 3 deputetë nga Prizreni. Pas 6 tetorit 2019, Vetëvendosje do t’i ketë 6 deputetë nga Prizreni”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.