Kurtin e uron homologu çek për 17-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 19 Shk 2025 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij çek, Petr Fiala, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Fiala tha se siguron mbështetjen e Çekisë për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe integrimin evropian dhe euroatlantik.

“Më lejoni që t’ju uroj përzemërsisht për përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik”, thuhet në letrën e urimit, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se pret vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve reciproke tradicionalisht miqësore në mes të dyja vendeve.

Të ngjashme