Kurtishaj: Në Shqipëri nuk ka ngritje të çmimeve, lajmet e plasuara janë fushatë e kompanive të dështuara

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë më të madhe turistike në vend “Sharr Travel” ka reaguar pas lajmeve se në Shqipëri janë ngritur çmimet për akomodim nëpër hotele e resorte turistike.

Kurtishaj në një prononcim për Front Online lajmet e tilla i ka konsideruar si pjesë të fushatave të kompanive që kanë për qëllim dëmtimin e Shqipërisë e promovimin e Turqisë e Greqisë.

“Është për të ardhur turp niveli i disa agjensive turistike në Kosovë dhe deri ku janë të gatshme të shkojnë për të dëmtuar imazhin pozitiv që ka Shqipëria e cila tashmë renditet për plazhet më të bukura dhe të pastërta jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe në Evropë. Është për të ardhur keq kjo qasje ndaj Shqipërisë, ndoshta për shkak të ngritjeve të çmimeve të larta në Turqi që ju ka dështuar turizmi atje mashtrojnë klientët e tyre që Shqipëria është e shtrenjtë që t’i dërgojnë qytetarët në Turqi por ne ju themi STOP me këto gjëra se janë të ulëta sepse Shqipëria është një top destinacion turistik dhe më i kërkuari në Evropë pikërisht për çmimet e favorshme që i ka por edhe për plazhet dhe shërbimet, ushqimit”.

Ai më tutje tregon se të ushqehesh shqim dhe me ushqime tradicionale dhe ato italiane kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe të thuash se janë çmimet e larta, kur ato minimale janë 25 euro e ato maksimale të momentit janë 69 euro me shërbim all Inclusive, kjo nuk do koment.

“Për çdo qytetarë që e ndijën vetën shqiptarë kjo është një fyerje. Është e vërtet që ka një rritje të euros, por hotelet nuk kanë ndryshuar çmimet të gjitha kanë çmimet e njëjta sikurse vitin e kaluar. Nëse disa agjensione kanë dështuar për të promovuar turizmin shqiptar dhe duan që qytetarët e Kosovës t’i dërgojnë në Turqi është gjë tjetër, por qytetarët e din kush është Shqipëria dhe destinacioni i vetëm i tyre mbetet vetëm Shqipëria” ka thënë më tutje Kurtishaj.

Ai tregon se në Shqipëri tashmë ka shumë hotele e resorte që kanë kushte super të mira me çmime minimale.

Kurtishaj thotë se resorët turistike në Shqipëri kanë krijuar besnikëri dhe partneritet të madhe me Agjenci të mëdha vendore siç është Sharr Travel dhe në asnjë forme nuk ka ndryshim të çmimeve në raport me vitin e kaluar.

Të ngjashme