Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se përkundër rritjes së çmimit të derivateve, çmimet e biletave vazhdojnë të mbeten shumë të ulëta dhe shpesh nën nivelin real të kostos së shërbimit.
Kjo, sipas Kurtishajt, krijon një situatë të paqëndrueshme për sektorin dhe rrezikon cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e transportit rrugor ndërkombëtar te udhëtarëve.
“Në vend që të ketë një qasje të koordinuar për të mbrojtur sektorin dhe për të vendosur standarde të qëndrueshme të çmimeve, shpesh dominojnë konkurrenca e pakoordinuar dhe heshtja institucionale”, ka shkruar ndër të tjera ai.