Pronari i kompanisë ”Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë Shqipëria do të jetë destinacioni kryesor për qytetarët e Kosovës, ndërkaq ka premtuar përkushtim për të përmbushur misionin ndaj klientëve.
Kurtishaj ka reaguar edhe ndaj disa portaleve që sipas tij po tentojnë me shpifje të zbehin imazhin e “Sharr Travel”.
Postimi i plotë:
Shqipëria do te jete destinacion kryesor turistik per Shqiptaret e Kosoves, ne do te jemi te perkushtuar per te permbushur misionin tone ndaj çdo klienti dhe Shiptari per te pushuar shqip ne vendet shqipfolëse!
Disa qe jane tmerruar nga puna dhe perkushtimi yne i madh per turizmin shqipfoles, po tentojne te zbehin imazhin dhe punen tone permes disa shkrimeve dhe shpifjeve ne disa portale qe nuk kan as adrese dhe qe nuk perfaqesojne askend dhe asgje, por nuk do te arrijne asnjehere te mposhtin besimin e qytetareve te krijuar me dekada per Sharr Travel per te pushuar ne bregdetin Shqiptar!