Kurtishaj takon Edi Ramën në hapjen e sezonit turistik në Shëngjin

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Kompanisë Turistike, “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, në hapjen e sezonit turistik në Shëngjin, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurtishaj ka falënderuar kryeministrin Rama, për siç ka thënë, investimet e fuqishme në infrastrukturën rrugore dhe në krijimin e mundësive për të zhvilluar edhe më fuqishëm turizmin Shqipfolës.

“Darkë e veçantë në praninë e Kryeministrit Edi Rama e bënë më të begatë hapjen e Sezonit turistik në Shëngjin. Faleminderit Kryeministër Edi Rama dhe Qeveria Shqiptare për investime të fuqishme në infrastrukturën rrugore dhe në krijimin e mundësive për të zhvilluar edhe më fuqishëm turizmin Shqipfolës”, ka shkruar Kurtishaj.

Të ngjashme