Me dy takime të organizuara nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, është rritur presioni ndaj kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Siç raporton mediumi opozitar serb, Nova, Kurtit i është dhënë afat deri më 17 shkurt për ta marrë një vendim rreth kësaj çështjeje.
Ambasada Amerikane e ka marrë inicitivën për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe kjo çështje Nova raporton se është duke u diskutuar me Kurtin dhe përfaqësues të tjerë politikë në Kosovë.
Përfaqësuesit e SHBA-së kishin dy pyetje për pjesëmarrësit në takim: Çfarë është Asociacioni sipas tyre dhe si mund të përshtatet në sistemin juridik të Kosovës.
Sipas këtij raportimi, zyrtarët europianë përmendin një afat prej disa javësh për nënshkrimin e një marrëveshjeje sipas planit franko-gjrman.
Ndërkohë, së fundmi u raportua për përgatitjen e një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.