Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka nisur një fushatë së bashku me anëtarë të tjerë të VV-së.
Kurti ka thënë se në Vushtrri, të cilën e quan “dikur bastion të PDK-së”, kanë aderuar sot 75 banorë të fshatit Stanoc i Epërm.
“Në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në Lëvizjen tonë”, ka thënë deputeti i VV’së.
Në këtë takim me banorë Kurti thotë se ishte me deputetin Xhelal Svecla e nënkryetarin e Vushtrrisë, të cilët thanë se kanë folur para këtyre qytetarëve të cilët u anëtarësuan më pas në partinë e tyre.
Ndërkohë, jo vetëm VV’ja ka nisur një parafushatë. Edhe Nisma për Kosovën ditëve të fundit ka organizuar disa takime me qytetarë, të cilët më pas i kanë anëtarësuar në parti.
Ani pse këto fushata po shihen si indikacione se zgjedhjet mund të afrohen, në partitë në Kuvend nuk është parë ndonjë interes për të rrëzuar Qeverinë.