Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz bëri thirrje edhe njëherë që qytetarët e vendit ta përkrahin dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri pas takimit me kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj.
“Është mirë të jesh në Kosovë dua të falënderoj për miqësinë mes dy vendeve dhe është mbështetje e madhe për të dy vendet. Jam i lumtur që jemi ndër investitorët më të mëdhenjtë në Kosovë”.
“Po mbështesim Ballkanin Perëndimor, do të doja që qytetarët e Kosovës ta mbështesin dialogun Prishtinë-Beograd sepse suksesi vjen nga ky dialog që sjell perspektive të re dhe paqe e stabilitet në rajon”.
Ndërsa Haradinaj tha se është nder për Kosovën që të kenë miq si Austria, raporton EO.
“Biseduam për marrëdhëniet bileatarele Kosovë-Austri dhe perspektivën regjionale të Kosovës dhe rajonit”.
Kurz fillimisht është pritur nga presidenti Hashim Thaçi. Kurz u tha gazetarëve se BE-ja e përkrah çdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kur mund të bëhet fjalë për korrigjim kufiri e shkëmbim territoresh.
Madje ai u shpreh skeptik që vizat mund të hiqen këtë vit, ndërsa ka kërkuar që të kihet kujdes më formimin e ushtrisë.