Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është skeptik nëse kosovarët do të mund të lëvizin pa viza këtë vit në zonën Schengen, raporton Ekonomia Online.
Kurz pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, shtoi se ende ka shtete të BE-së të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave.
“Ka pasur vendim pozitiv nga Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian, mirëpo tash pritet vendimi edhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Ende ka shtete të BE-së që janë shumë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”.
Gjithashtu Kurz, tha se vendi i tij është skeptik sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.
“Sa i përket Ushtrisë së Kosovës jemi skeptik. Presim që këtu të ketë një dialog të rregullt më të gjithë partnerët ndërkombëtar sepse ka shumë nevojë për më shumë kujdes. Presim që në rajon të merrem masa që ofrojnë më shumë stabilitet dhe jo që çojnë në destabilizim”.
Sipas tij, prioritet kryesor mbetet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje mes të dyja vendeve.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kurz do të pritet edhe kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kurz-thote-se-be-ja-e-perkrah-korrigjimin-e-kufirit-apo-shkembimin-e-territorit-me-serbine/