Juristja e mediave Flutura Kusari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Xhemajl Rexha, kanë mbajtur një takim me stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen mediat dhe gazetarët në Kosovë.
“Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e tyre për mediat e lira dhe të hapura në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-ve përcjell Klankosova.tv
Kusari dhe Rexha, ishin mjaft të zëshëm në reagimet e tyre ndaj rastit të Klan Kosovës.
Ata kanë bërë vazhdimisht thirrje që Klan Kosova të mos sulmohet nga ana e qeverisë dhe të mos pengohet puna e mediumit më të madh në Kosovë.