Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas komunikatës së Gjykatës Themelore të Ferizajit për rastin e 18 vjeçares që u vra në Ferizaj.
Kusari e cilësoi të tmerrshme këtë komunikatë duke thënë se nuk ofron detaje dhe kinse ka pasur arsye ta vrasë Marigonën.
Postimi i plotë:
Pjesa kryesore e komunikatës së Gjykatës Themelore në Ferizaj drejtuar mediave është e tmerrshme.
Ofron detaje rreth ‘motivive’ të vrasjes, motive këto që tek ata që e arsyetojnë dhunën dhe tek dhunuesit do të krijojnë bindjen se kinse vrasësi ka pasur arsye ta vrasë Marigonën.
Komunikata nuk ofron detaje të njëjta për dhunën e ushtruar ndaj saj por me një gjuhë shumë të kujdesshme i referohet vetëm si ‘dhunë psiqike dhe fizike’.
Dhe sigurisht që pjesa kryesore e komunikatës është përpjekja e gjykatës për të shfajsuar gjykatësit e përfshirë në rastet e të dyshuarit.