Deputetja e Alternatives, Mimoza Kusari-Lila në seancën ku po debatohet për buxhetin 2019, ka thënë se nuk është prezantuar asnjë projekt zhvillimor.
Ajo ka përmendur projektet që nuk janë përfshirë as në buxhetin e vitit 2019, për të cilat ka thënë se janë të rëndësishme duke e quajtur qeverinë klienteliste, raporton Ekonomia Online.
“Në fakt ky buxhet më së miri e tregon gjendjen dhe shkallën e lartë të klientelizmit që kjo qeveri e ka prezantuar para kësaj qeverie. Nuk ka asnjë orientim të ri në raport me projektet zhvillimore kapitale përveç se ka rritje të kategorive të cilat e shohin apo nxisin rritjen nga buxheti i shteti, gjegjësisht rritjen e klientelizmit. Buxheti i Kosovës Tash e 20 vite nuk arrin të ketë një buxhetim gjinor, që të tregojë se cili është ndikimi i projekteve tona në 50 për qind të qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.
Kusari-Lila tha se buxheti për vitin 2019-të nuk përmban asnjë orientim strategjik.
“Ky buxhet përmban asnjë orientim strategjik. Kemi pas seanca të jashtëzakonshme për energjinë, kemi diskutuar për projektin e Brezovicës, për aeroportin e Gjakovës, është premtuar zona industriale amerikane, a figurojnë ndonjë prej këtyre projekteve në buxhet? Asnjëra”, tha ajo.
Shumë projekte kapitale të buxhetuara prej qeverisë Mustafa të bartura tek qeveria Haradinaj me këtë buxhet kanë ardhë nga agjencia e Auditimit. Qendra rinore e Gjakovës që është premtuar me vite nuk është ende në buxhet. Një projekt tjetër është stadiumi Vllaznimi në Gjakovë.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, replikoi Kusari-Lilën, ndërsa iu drejtua se pozita dhe opozita kanë prioritete të ndryshme dhe secila e plotëson kur arrin në pushtet.
“Ku ka shkuar rritja buxhetit, ka shkuar në arsim, në shëndetësi, në rritje të investimeve kapitale dhe nuk besoj se shërbimet shëndetësore nuk kanë efekt edhe tek gjinia femërore. Unë pajtohem se ky shtet duhet të bëj për gjininë femërore, por shërbimet në këtë sektor përfitojnë të dy gjinitë”, tha Hamza.
“Buxheti në arsim nëse ekzekutohet është 261 milionë euro më shumë se viti 2018. Tek çështja e veteranëve derisa nuk bëhet mbyllja e listave, MF ka obligim me vepru sipas ligjit prandaj kur të ndodhë mbyllja e listave mund të shihet cilat do jenë fondet”, tha ai.
“Kam me u siguru që gjithçka që e ke pas mirë në aspektin e buxhetimin gjinor në komunën e Gjakovës, kam me e bartë atë praktikë të mirë edhe në nivelin qendror, nuk e kam atë problem. Sa i përket rritjes ekonomike, investimet kapitale kanë impakt në zhvillimin ekonomik”, tha ajo.
“Mjetet e AKP-së janë obligativë dhe përdoren për financimin e projekteve kapitale ndërsa prioritetet brenda investimeve kapitale sigurisht se ai që është në pushtet, ai i cakton prioritet ndërsa sigurisht edhe opozita kur të vjen najherë në pushtet me e bë implementim e prioriteteve të veta”, tha Hamza.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1877622472336317/?t=1