Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka ka bërë të ditur se të premten në ora 10:00 do të mbahet seancë plenare ku do të bëhet votimi i komisioneve dhe betimi i deputetëve të rinj, raporton Ekonomia Online.
Kusari-Lila ka thënë se votimi i presidentit do të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme, por duke mos përjashtuar se kjo mund të ndodhë të premten.
“Seanca e radhës do të mbahet të premten në ora 10:00 ku do të bëhet votimi i komisioneve”.
“Të premten bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj votimi i Presidentes bëhet në seancë të jashtëzakonshme”.