Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se shpallja kushtetuese e dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, është tradhti e re e demokracisë kosovare.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Gjykata Kushtetuese “legjitimoi tregtimin e votës së lirë dhe besimit të qytetarëve”.