Kusari-Lila: Fermerët kanë nevojë për më shumë subvencione

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 17:33 | Nga

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot ka qëndruar në terren, me ç’rast ka vizituar disa vende ku po zhvillohet fushata e korrje-shirjeve të sivjetme.

Në takim me fermerët gjakovarë, kryetarja Kusari-Lila i ka përgëzuar ata për punën e suksesshme në të mbjellat e sivjetme, në veçanti për rendimentin e lartë që po i karakterizon këto të mbjella.
Kryetarja Kusari-Lila ka thënë se këta fermerë kanë nevojë për më shumë subvencione, në mënyrë që edhe sukseset në këtë kulturë bujqësore të jenë më të mëdha në të ardhmen.

“Është lajm i mirë që sivjet kemi rendiment më të madh dhe kjo jep insentivë për fermerët e komunës sonë që të angazhohen edhe më shumë në mbjelljen e kësaj kulture bujqësore, mjaft strategjike për vendin tonë.

Në Komunën e Gjakovës sivjet janë të mbjellë rreth 4 500 hektarë me grurë, por ideja është që shteti të ketë më shumë përkrahje për fermerët, në mënyrë që të rriten hektarët e mbjellë, në të njëjtën kohë të rritet edhe rendimenti”, ka thënë Kusari-Lila.

Të ngjashme