Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përfaqësimi i një numri të madh të grave në parlamentin e ardhshëm është për t’u përshëndetur.
Megjithatë, ajo konsideron se duhet punë më e madhe që ky përfaqësim të mbërrijë deri në 50 për qind.
Kusari -Lila ka thënë se Vetëvendosje do të ketë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, por ky numër, shtoi ajo, do të rritej nëse do të ishin eliminuar disa parregullsi me votat e mërgatës që janë identifikuar.
Ajo tha se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të mirë demokratike dhe këtu qytetarët por edhe partitë politike, kanë luajtur rol të rëndësishëm.
“Qytetarët e kanë votuar zonjën Vjosa Osmani për presidente dhe ajo nuk është pjesë e pazareve politike”, theksoi Kusari – Lila në RTK.
Sipas saj, është pa logjikë nëse LDK-ja ka qëndruar për të zgjedhur president Hashim Thaçin e nuk qëndron në sallë për ta votuar Vjosa Osmanin.