Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, ka bashkëndjerë me kroatët të cilët sot janë përballur me një tërmet të fuqishëm.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari- Lila ka thënë që “lutjet dhe mendimet tona janë me popullin kroat dhe gjithë të prekurit atje”.
Postimi i plotë:
Zagrebi kryeqyteti i Kroacisë në mes të masave për parandalimin e Covid19 u godit nga një termet me magnitudë 5.3 shkallë, më të rendin në 140 vitet e fundit.
Kur po mendojmë se kemi krizë me Corona virusin, një fatkeqësi natyrore e kësaj forme, i rrëzon krejt përpjekjet për parandalimin e pandemisë.
Lutjet dhe mendimet tona janë me popullin kroat dhe gjithë të prekurit atje.