Deputetja e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila ka thënë pas përfundimit të seancës konstituive se me mos krijimin e institucioneve po humbin qytetarët.
“Mos krijimi i institucioneve po shkakton humbje ekonomike që kanë të bëjnë me projektet buxhetore. Ne mbajmë përgjegjësi edhe për zgjedhjet e tjera që mund të organizohen. Duhet të merren hapat që Kosova të këtë institucione kredibile e jo sikurse tani”, tha Kusari-Lila.