Janë bërë të ditur disa emrat e parë të partisë më të re në vend. E kjo ka ndodhur pikërisht në Gjakovë, gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale. Janë gjithsej 8 asambleistë, të cilët i janë bashkuar iniciativës së re politike. Pjesë e kësaj partie është edhe e para e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka mirëpritur mbështetjen që i kanë dhënë idesë për formimin e kësaj partie, asambleistët nga radhët e AKR-së, por edhe ata nga koalicioni AAK-LDD.
Nga asamblisti Hasan Krasniqi është dhënë njoftimi se gjashtë asamblistë nga subjekti politik AKR kanë marrë vendim që të mos jenë më përfaqësues të këtij subjekti politik dhe se tash e tutje do të veprojnë të pavarur, por në mbështetje dhe konform iniciativës së re politike në themelim nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila. Gjashtë, prej nëntë anëtarëve që braktisën AKR janë Hasan Krasniqi, Jeton Vorfi, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Rina Domi dhe Mahmut Lila. Nga Krasniqi ështe bërë e ditur gjithashtu se këtij grupimi të ri politik i bashkangjiten edhe Mirdita Ademaj nga LDD dhe Xhevat Zenelaj nga AAK, duke bërë kështu që ky të jetë grupi më i madh i asamblistëve në Gjakovë. Ndërkaq, asamblistja Violeta Dema ka bërë të ditur se nga subjekti politik AAK ka kaluar në subjektin politik Nisma.
Kurse, Mimoza Kusari-Lila shpjegojë formën që kanë për mënyrën e fillimit të partisë së re.
“Po ne si grup iniciues bashkë edhe me deputetin e pavarur të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, dhe me disa bashkëpunëtorë të tjerë kemi analizuar në disa forma mënyrën e fillimit të partisë. Duke marrë parasysh se shumica e partive fillojnë në qendër dhe pastaj synojnë shtrihen nëpër degë ose ti afrohen bazës, ne kemi dashtë që koncepti i partisë të re të jetë afër elektoratit, natyrisht afër problemeve të njerëzve dhe të fillon nga baza .Prandaj edhe sot pas konsultave dhe bisedave që i kemi pasur me asamblistët të kuvendit komunal të Gjakovës , ata të cilët me vullnetin e lirë kanë shprehë iniciativën që të jenë pjesë e alternativës së re, sot janë deklaruar së bashku 6 prej tyre nga ish subjekti aleanca Kosova e re , dhe 2 nga koalicioni apo lista e përbashkët që ka garu zgjedhjet lokale AAK-LDD , por natyrisht që lista mbetet e hapur edhe për asamblistë të tjerë që shprehin interesim”, tha ai.
Kusari-Lila ka shtuar se ajo çfarë është sot në nivel vendi nuk po rezulton në problemet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për shkak se po diskutohet shumë për të kaluarën, përderisa shumë probleme të shqiptarëve po mbesin pa u trajtuar.
“Ne si subjekt politik kemi qenë edhe kundër metodave të përdorjes së dhunës në Kuvendin e Kosovës, gjithashtu, edhe arrogancës së qeverisë të themi në mos diskutimin e mirëfilltë ose në mosprërfshirjen e mirëfilltë prej fillimit të opozitës ,është koncepti të ushqehet demokracia dhe ne jemi demokracia e re. Gjithashtu të binden dhe t’u themi të gjithë qytetarëve se bashkërisht do të punojmë me ta”, tha ajo.
Ajo ka thënë se do të fokusohen edhe në zhvillimin ekonomik, pasi sipas saj kjo nuk po ndodh as sot.