Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kas thënë se marrëveshjet e nënshkruara ditë më parë me Shqipërinë do të ndikojnë në të mirë për qytetarët, raporton Ekonomia Online.
Në vazhdimin e seancës plenare, Kusari-Lila ka thënë se edhe marrëveshja në fushën e energjisë maksimizojnë potencialin e dyja vendeve.
“Nënshkrimi i 19 marrëveshjeve vendosi gurët e mëdhenjtë të përbashkimit. Për të gjithë studentët e viteve 90 duhet të kalonin kufirin dhe kjo marrëveshje për lëvizjen e lirë dhe realizimin e sistemit doganor konkretizojnë për secilin qytetarë pa ndalesa. Marrëveshja e përbashkët në fushën e energjisë maksimizojnë potencialin e dy vendeve. Kosova dhe Shqipëria janë vende me zhvillim për jetë të mirë për qytetarë të vet”, tha ajo.