Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se nuk do të lejojnë organizmin e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.
Kusari-Lila ka deklaruar se duhet të vazhdoj të aplikohet praktika e rezolutës së miratuar në Kuvend për referendumin serb.
“Sa i përket zgjedhjeve më 3 prill në Serbi, mendoj që ajo që ndodhi me rezolutën e miratuar në Kuvend për referendum është një praktikë që duhet të vazhdojë të aplikohet. Kosova funksionimin e saj si shtet normal jo vetëm në rajon por edhe Evropë duhet të aplikojë duke ju garantuar qytetarëve me dy shtetësi procesin e votimit qoftë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, por kthim mbrapa të organizimit tradicional të procesit zgjedhor të Serbisë në Kosovë nuk ka”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi se komuniteti serb në Kosovë duhet ta kuptojë që iluzioni që Kosova është pjesë e Serbisë ka mbaruar.
Tutje Kusari-Lila bëri të ditur se në mbledhjen e Ky resisë u dakorduan që vazhdimi i punimeve të seancave të pambyllura të filloj të mërkurën në orën 14:00.
“Sot është shqyrtuar kërkesa për debat parlamentar në seancë të jashtëzakonshme nga nënshkrimet e opozitës ku është kërkuar të debatohet për gjendjen me pandeminë, kjo seancë do të mbahet të enjten në orën 11:00. Me mbylljen e punimeve të kësaj seance të jashtëzakonshme do të fillohet me punimet e seancës së re”, tha ajo.