Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare, raporton Ekonomia Online.
“Sot u morën disa vendime. Në agjendën e seancave plenar për këtë javë më 28 mars në ora 10 seanca e jashtëzakonshme me të njëjtën temë me javën e kaluar, seancë kjo që synon themelimin e Komisionit Parlamentar për kontrata një burimore. Në orën 12 seanca me vazhdimin e pikave të pa përfunduar. Më datë 11 prill do të mbahet edhe një seancë e veçantë për përvjetorin e Koshares”.
Ajo ka thënë se nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit përderisa nuk ka konsensus mes partive politike.
“Ne jemi deklaruar në raport për kërkesën e mocion mos besimi. Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti, ende nuk ka konsensus mes partive politike”, ka thënë ajo.