Deputetja nga radhët e LDK-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se presidentit Thaçi nuk i takon të zgjedh se kush do të jetë pjesë e grupit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.
Ajo në një prononcim për lajmi.net tha se përbërja e grupit për bisedime duhet të jetë pjesë e diskutimit.
“Krejt bisedimet duhet ta kenë një çasje të re komplet. Përbërja e grupit për bisedime duhet të jetë pjesë e diskutimit, nuk është qasje e vendosjes së Presidentit sepse në fund të fundit Presidenti e ka vendos vetën si pjesë të bisedimeve pa mandat prej Kuvendit përderisa Kuvendi është ai që i zbaton ligjet edhe marrëveshjet edhe i mbikëqyr atëherë nuk i takon Presidentit me bë përbërjen e grupit rreht bisedimeve”, ka thënë ajo.
Sipas saj duhet të ketë konsensus mes partive politike për këtë.
“Duhet me qenë në rrafsh të diskutimit të partive politike me një qasje edhe në proceset e deritashme dhe vendim që do të mirret unanimisht sepse i përket gjithë spektrit politik të Kosovës. Duhet të ketë konsensus dhe nuk i takon pra presidentit të zgjedh kush do të jetë në këtë grup”, ka shtuar ajo.
Ndryshe dje është mbajtur konferenca ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilën morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, lideri i VV-së Albin Kurti, u përmend që të krijohej një grup uniteti në bisedimet me Serbinë.