Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se referendumi i Serbisë nuk mund të mbahet në territorin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Nuk bën të mbahet referendumi i asnjë shteti në një shtet tjetër dhe as në territorin e Republikës së Kosovës”.
“Nuk haset praktikë e tillë në vendin tonë dhe asnjë shteti sovran”.
Kusari-Lila tha se është i pazëvendësueshëm kontributi i aleatëve ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë dilemë sa i përket zbatimit të ligjit në territorin e saj”.
“Nëse kemi gabuar si shtet është momenti të mësojmë nga gabimet”.