Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë. Kusari-Lila me këtë rast i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar sa më shumë pasi që ketë një proces “kredibil”.
“Uroj qytetarët për një proces të përmbyllur me sukses”, tha ajo.