Në kuadër të fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka filluar ditën me aktivitete në bashkësinë e dytë lokale.
Ajo është pritur nga një numër i madh i banorëve të lagjes “Mulla Jusuf”, para të cilëve edhe ka shpalosur objektivat qeverisëse për mandatin e dytë.
“Ata që po pretendojnë të rikthehen në pushtetin lokal në Komunën e Gjakovës, këtë lagje në qeverisjen e tyre e kanë nda e përça, pa i kursyer edhe vlerat e luftës të cilat i kanë nda me parti. Vulën e lirisë e mbanë populli dhe jo partitë politike, andaj edhe në katër vitet të mandatit të parë kemi treguar se me punë dhe angazhim nderohet dhe lartësohet kontributi i gjithsecilit banorë të Komunës së Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo është zotuar se gjatë qeverisjes së ardhshme katërvjeçare në krye të Gjakovës do të zhvillojnë projekte të reja zhvillimore.