Kusari Lila ka ironizuar me arsyen e anulimit të vizitës së kryeministri të Malit të Zi për shkak të kushteve meteorologjike.
“E tërë Kosova do të vazhdojë të jetë në mjegull deri sa ka vendime dhe qasje oportune të lidershipit të vendit”, ka shkruar Kusari-Lila.
Sipas saj, kryeministri malazez do të mund të vinte në Kosovë pa problem, po të ishte funksional aeroporti i Gjakovës.
“Ndërsa, mjegulla e aeroportit e cila pengoi ardhjen e KM të Malit të Zi, Dushko Markoviq, mund të ishte evituar, sikur të ishte funksional Aeroporti i Gjakovës”, ka shtuar ajo.
“Por, mjegulla do të vazhdojnë të jetë mbi Kosovë deri sa qeveriset kështu si po qeveriset tani. Në pritje të Diellit”, ka përfunduar ajo statusin e saj në Facebook.
Për më tepër, Kusari-Lila e kishte ngre në nivel qeveritar çështjen e funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës, i cili deri më tani nuk dihet se çfarë po ndodh me të.