Komisioni i Pavarur për Medie – KPM, po synon miratimin e ndryshimeve në Kodin e Sjelljes për Shërbimet Mediale Audiovizuale, gjë që do ua ndalonte mediave raportimin nga Gjykatat.
E një gjë të tillë juristja e medias, Flutura Kusari, e konsideron të papranueshëm dhe janë në pritje të sqarimeve nga KPM-ja.
Kujtojmë se me vetë-iniciativë, Komisioni i Pavarur për Medie është futur në rishikim të dy dokumenteve me rëndësi: Rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe Kodin e Etikës.
“KPM-ja ka filluar një procedurë të ndryshimeve e një prej dokumenteve që pritet të ndryshohet është kodi i etikes, që ka të bëjë ndalimin e tërësishëm të mediave. Kjo i bie se nëse këto aprovohen gazetarët s’do të mund të raportojnë nga gjykatat. Aktuale është Gjykata Speciale, e kjo i bie se gazetarët nuk mund të raportojnë nga kjo derisa të kryhet i tërë procesi, që i bie ndoshta pas një dekade”, ka thënë Kusari në “Express Intervistën në KTV.
Sipas saj një ndryshim i tillë do të parandalonte gazetarët të kryejnë punën e tyre.
“Nëse hyn në fuqi ky nen, që e ka prezantuar KPM-ja, atëherë ju do të dënoheshit nëse përmendi emra. Kjo do të parandalonte gazetarët të kryejnë punën e tyre. SHMA-ve nuk ju lejohet të japin emrat, përshkrimin, ngjarjen etj. Nëse gazetari nuk jem emrin, ngjashmërinë atëherë si do të bëjë lajmin. Pra, pa përshkrim, pa emra e pa këto detaje nuk ka lajme, e KPM-ja po do t’ua ndalojë këtë gazetarëve”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka shtuar se standardet më bazike ndërkombëtare që e rregullojnë lirinë e shprehjes thonë se figurat publike meritojnë më pak mbrojtje të reputacionit.
E, sipas Kusarit, KPM-ja është duke e bërë të kundërtën.
“Po, shpresoj se s’do të miratohen këto nene pasi puna e gazetarëve do të jetë e pamundur, e KPM-ja shndërrohet në censurues të mediave. Nëse ky kod kalon, të gjitha rastet e mëdha nuk do të guxonim as të përmendnim. Përse KPM-ja, që ka një shef të ri, kur Gjykata Speciale është aktivizuar kaq shumë ka krijuar këtë nen”, u shpreh Kusari.
Kusari ka shtuar se kodi etik aktual është më modern që ekziston. Ne i kemi kërkuar KPM-së se cila është arsyeja të propozohet një nen kaq i dëmshëm e BE-ja kishte dhënë para që një nen i tillë të largohej më parë.
“Ne duam t’i japim një shans KPM-së që të arsyetojë se pse ka marrë një vendim, e duam të dimë se cilat standarde ka përdorur. Sapo të marrim përgjigje prej tyre bashkë me AGK-në do të ndërmarrim hapat e tjerë. Gjykatat nuk munden të veprojnë një vakum, e mediat duhet të lejohen të përcillen. Sistemi gjyqësor është i kapur, nga PDK-ja e partitë e tjera, e këtë e dimë vetëm falë gazetarëve. Faza e parë e përmirësimit të ligjit është të dihet se çfarë problemi që kemi.Nëse ky kod aplikohet gjyqtarët do të kenë të drejtën me bë gjithçka që donë”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se kjo është një censurë qesharake për mediat, por po presin se si do të veprojë KPM-ja për këtë.