Kusari për shfuqizimi i ligjit të KPM-së: Një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e pavarësisë së medias

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), shkruan Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e pavarësisë së medias dhe në forcimin e demokracisë në Kosovë.

Kusari ka vlerësuar vendimin si një fitore të shoqërisë civile dhe të avokimit për një ligj të drejtë, duke shtuar se ky proces ka qenë një mundësi për të siguruar që ligjet e Kosovës të respektojnë parimet kushtetuese dhe standardet evropiane. Ajo ka theksuar rëndësinë e krijimit të një ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili duhet të jetë më transparent, i drejtë dhe në përputhje me vlerat demokratike.

Gjithashtu, Kusari ka theksuar se ky vendim është një mesazh për të gjitha institucionet se çdo tentativë për të politizuar institucione të tilla si KPM-ja do të përballet me sfida ligjore dhe do të shpallet e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese.

Të ngjashme