Juristja e medias Flutura Kusari, ka reaguar për sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, ndaj gazetares së Betimit për Drejtësi, Shpresa Hasimi.
Sipas Kusarit, edhe LDK-ja do të kishte qasje të njëjtë armiqësore ndaj mediave sikur të ishte në pushtet.
Postimi i plotë:
Para dy ditësh, gazetarja e “Betimi për Drejtësi”, Shpresa Hasimi, i parashtroi disa pyetje profesionale kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri, për një çështje me interes publik.
Fillimisht, ju ftoj të gjithëve që nuk e keni parë videon, ta shihni se çfarë do të thotë një gazetare grua e përgatitur mirë, trimëreshe dhe e guximshme, të cilën një njeri me pushtet si Gazmendi nuk arrin ta intimidojë. Sjellja e Shpresës duhet të merret shembull në gazetari dhe, mua personalisht, më ka inspiru tej mase.
Së dyti, ai i drejtohet gazetares me “ec, baju” dhe ia përplas derën e veturës, demek nuk të japi ty llogari.
Sjellja e papranueshme dhe e rrezikshme e Gazmend Muhaxhirit duhet të shihet në kontekst të qasjes së LDK-së ndaj gazetarëve.
Shihni se çfarë po bën Lumir Abdixhiku, i cili me gjuhën e tij ndaj mediave, sikur të kishte më shumë pushtet, do t’ia kishte kalu edhe këtyre të VV-së. Ai poashtu është politikani që i bojkoton mediat më së shumti nga të gjithë politikanët në opozitë.
Pra, sigurisht që e mbaj VV-në përgjegjëse për rënien në indeksin e lirisë së medias, për sulmet dhe denigrimet që na i ka ba gazetarëve dhe neve aktivistëve, si dhe për frymën armiqësore që e ka ushqyer ndër vite kundër nesh.
Por tashmë jam e bindur që, sikur LDK të ishte në pushtet, do ta përdorte të njëjtin “playbook” ndaj mediave.
Shumë keq.