Kusari: U konstituuan komisionet për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Janë konstituuar komisionet për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së në Kuvendin e Kosovës.

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka shkruar në facebook se në këto takime pritet të konfirmohen listat e kandidatëve dhe metodologjia e intervistimit.

Postimi i plotë

Sot u konstituuan komisionet për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së. Takimet e radhës mbahen të premten: për KPM-në në orën 9:00, ndërsa për RTK-në të marten në orën 9.00.

Në këto takime pritet të konfirmohen listat e kandidatëve dhe metodologjia e intervistimit.

Sipas të gjitha gjasave, intervistat mund të mbahen javen e ardhshme.

Për juve Live nga Kuvendi,

Flutura Kusari

Të ngjashme