Nëse konfirmohet se Nicholas Maduro është ndaluar dhe është larguar nga vendi, vëmendja do të kthehet te kush do ta qeverisë Venezuelën më pas.
Me sa duket, nuk do të ketë sulme të mëtejshme dhe Donald Trump do ta konsideronte veten të kënaqur me largimin e Maduros. Por kjo ngre pyetjen: a do të mbetet Çavizmi në pushtet pa Maduron?
Nëse kjo ndodh, ka tre figura që duhen ndjekur nga afër: Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez; Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello; dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino, shkruan BBC.
Të tre u shfaqën në televizion disa orë pas sulmit dhe mund të merrnin udhëheqjen.
Si Padrino ashtu edhe Cabello kanë ndikim të konsiderueshëm brenda ushtrisë, e cila mund t’i mbetet besnike secilës figurë. Roli i forcave të armatosura do të jetë thelbësor në përcaktimin se kush do të marrë frenat.
Rodríguez, në të kundërt, ka pushtet më të madh civil dhe ekonomik dhe nuk ka të njëjtin akses në radhët ushtarake si Cabello dhe Padrino.
E panjohura tjetër e madhe është se çfarë do të bëjë opozita, e udhëhequr nga María Corina Machado. Pasi shpalli fitoren në zgjedhjet e korrikut 2024, opozita po kërkon ndryshime të vërteta politike dhe mund të mos jetë e kënaqur vetëm me largimin e Maduros nga pallati presidencial.