Kush është “gërnaq”?
Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 18:15 | Nga Xhavit Rexhaj
- Komuniteteve migruese u ndalet koha ne vendin e ne kulturën mikpritese – kjo eshte çeshtje e studiuar nga gjuhesia, historia e sociologjia! Dhe te mundohesh ta plasosh kete si risi dhe si ceshtje debati nuk eshte tjeter pos injorance.
Individet, grupet e komunitetet e emigruara mundohen te shmangin asimilimin e humbjen e zakoneve te veta ne gjirin e kultures e te shoqerise se re. - Disa komunitete insistojne me shume ne ruajten e zakoneve te veta se sa te tjeret. Vendi me i mire per te ilustruar kete pohim eshte Amerika. Italianet e kinezët e shqiptaret insistojne t’i ruajne zakonet e identitetin e vet me gjate se sa per shembull gjermanet, skandinavët e mbase edhe irlandezët. Prandaj kemi China Town gjithandej, sikurse edhe Little Italia neper amerike edhe gjetke neper Brazil e Argjentine.
- Nder shqiptaret une per vete kam verejtur dallim ne mes te emigranteve shqiptare nga Shqiperia (te cilet integrohen shume shpejte – sidomos ata qe jane zhvendosur ne tri dekadat e fundit) dhe shqiptareve nga Kosova (te cilet integrohen shume ngadale). Te diaspora kosovare shpesh nuk verehen ndryshime ne gjuhe, ne sjellje, ne zakone e ne mentalitet as mbas dy e nganjihere tre brezave. Kjo mund te shpjegohet edhe me nevojen dhe luften per ruajtjen e identitetit gjate historise ne Kosove.
- Eshte e vertete se diaspora kosovare ndryshon e integrohet me ngadale se te tjeret. Mirepo, pos arsyeve identitare – qe i pershkrova shkurt me larte – ka edhe nje arsye tjeter mbase me e theksuar se e para:
Diaspora kosovare eshte e perkushtuar ne menyre fanatike per mireqenien e familjeve te veta ne Kosove dhe per mireqenien e shtetit te Kosoves! Asnje diaspore, madje as diaspora kroate, nuk ben per vendin e vet ate qe e ben diaspora kosovare per Kosoven. - Prej viteve te shtatedhjeta ‘shacat’ tone ne vend se te integrohen, investojne e te shkollohen ne shtetin e kulturen mikpritese, ata kane punuar, vepruar e jane shkrire qe ta ndihmojne familjen e Kosoven. Kete vazhdon ta beje edhe gjenerata e dyte dhe e trete te cilet kane lindur jashte Kosoves!!! Kete vit remitencat duket se do ta arrijne shumen prej 1 MILIARDE euro!!! Sa 45 % e buxhetit te Kosoves! Sa arsimi, shendetesia e pensionet e mbrojtja sociale per nje vit!!! Gernaqat!
- Nese ka mbetur mbrapa – diaspora kosovare ka mbetur mbrapa per te mbajtur Kosoven gjalle! Sepse nuk ka menduar per veti por per ne! Ata kane mbetur mbrapa, vertete! Por nuk kane mbetur mbrapa sepse nuk kane dite cka eshte me e mire per ta; ata kane mbete mbrapa qe ne te mbijetojme ne fillim (deri ne 2000), e qe te jemi mire pas vitit 2000. Ata kane mbete ‘gernaqa’ qe ne te mos jemi te tille – qellimisht! Ata kane sakrifikuar mireqenien e perparimin e vet e te familjeve te veta per NE!!! KUSH ESHTE GERNAQ KETU?
- Cka kemi bere ne ne nderkohe? A kemi ndertuar shtet te mire? Arsim cilesor? Mbrojtje shendetesore e sociale per popullaten? A e kemi ndertuar nje Kosove te mire e te bukur qe ta vizitojne diaspora? A ua kemi kthy borxhin duke u ofruar lehtesime e mundesi investimi?
Jo! Asnje prej ketyre! Ne jemi shtet i marres ne Evrope! Kosoves ia marrim fytyren ne – jo diaspora!
Ku ka shtet e popull e politikaj ma ‘gernaq’ se sa ne ne Kosove. Kush eshte gernaq ketu?
Prandaj i lus te paditurit e injorantat tane ta mbajne injorancen per veti! Mos i ofendoni njerezit qe e kane sakrifikuar jeten e te ardhmen e vet per ne!
Ajo qe vazhdon te me befasoje mua eshte: si ben qe keta njerez nuk çkapen kurrsesi prej nje Kosove totalisht mosmirenjohese? Kurre nuk e kuptoj si ben qe Kosoven e ne kosovareve na duan me fanatizem edhe gjenerata e trete e diaspores edhepse prej neve nuk kane pos perçmim! Kush eshte gernaq e i paditur ketu!?