Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj njihet për energjinë e tij që shpesh herë duket se nuk shterron.
Prej se ai ka marrë këtë detyrë, ka pasur qindra takime e vizita, në ditët e tij të gjata të punës, me agjendë pothuajse gjithmonë shumë dinamike.
Meqenëse takimet e tij jo gjithmonë bëhen në zyrën e tij, të parit të ekzekutivit i duhet shpesh herë edhe të lëvizë nga vendi në vend.
Por a ka kryeministri Haradinaj shofer personal?
Duket se po!
Bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj ka postuar një fotografi me bashkëshortin e saj, ku shihet se janë në veturë por se në timon është vet ajo.
Ajo me shaka ka shkruar “Kryeministri me shofer”.