Kush i frikësoi deputetët e Srpskas, dje në Prishtinë?

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 13:14 | Nga

Një zyrtar i lartë i Kuvendit të Serbisë ka thënë se deputetit e këtij nacionalitetit të parlamentit të Kosovës nuk morën pjesë në seancën e djeshme për demarkacionin për shkak se ishin të frikësuar se do t’u ndodhte diçka në protestën e paralajmëruar.

Sipas tij, nuk pati asnjë arsye tjetër pse Srpska nuk ishte në parlament, duke bërë të dështojë ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin, pasi në mungesë të deputetëve të kësaj liste, koalicioni qeveritar nuk mundi të sigurojë 80 votat e domosdoshme për ta ratifikuar akordin e kufirit me Malin e Zi.

“Siguria e atyre që nuk janë shqiptarë është përherë e kërcënuar, e sidomos kur bëhet fjalë për serbët. Hidhërimi i demonstruesve gjatë një proteste mund të zbrazet te jo-shqiptarët, e kjo do të thotë ndaj serbëve.

Prandaj, thjeshtë, gjithmonë ka rrezik që në këto protesta të bëhen të dhunshme dhe të rrezikojnë sigurinë e të gjithëve”, ka thënë kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën e Metohinë në Kuvendin e Serbisë, njofton B92.

Ai ka thënë se taktikë e tillë do të përdoret edhe kur në parlamentin e Kosovës do të vendoset për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Kjo është një taktikë transparente, e cila, fatkeqësisht, u sjell rezultate të mira vetëm shqiptarëve”, ka shtuar ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme