Mbi dhjetë kandidatë kanë konkurruar për drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Më 5 shtator mbyllet konkursi i hapur disa javë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ineksonline ka mësuar disa nga emrat e kandidatëve që synojnë këtë pozitë.
Në këtë listë është edhe ushtruesi i detyrës në këtë pozitë, Blerim Camaj. Besnik Imeri, Bujar Mustafa, Enver Gërguri, Erblin Hetemi, Feston Hajdini, Jetmir Haziri dhe Sheremet Hoti janë disa nga kandidatët tjerë që ia kanë mësyer pozitës së shefit të ARC-së.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se brenda pak ditësh lista e kandidatëve do të ngushtohet.
Ndryshe, sipas njoftimit të ministrisë drejtori ekzekutiv ka mandat 4-vjeçar, ndërsa koeficineti i pagës është 12-të.